Mediet italiane: Në Tiranë ka tifozë grekë e turq të veshur si tifoz të Romës – duan trazira

Sonte, më fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë do të luhet finalja e Conference League në mes të Romës dhe Feyenoordit.

Sport

25/05/2022 16:48

Pesha e kësaj ndeshjeje dhe problemet që u shfaqën dje në mes të tifozëve kanë ngrehur vetëdijesimin e policisë për ta mbajtur nën kontroll situatën.

Por, sikur të mos mjaftonin këto, është Corriere dello Sport ajo që paralajmëron një përshkallëzim të situatës, pasi thotë se brenda tifozëve të Romës ka edhe tifozë turq e grekë, të Fenerbahches dhe PAOK.

Siç dihet tifo-grupet e sipërpërmendura si të infiltruara në grupin e tifozëve të ekipit italian kanë një rivalitet të ashpër me ata të Feyenoord, transmeton Super Sport.

Mbrëmë pati një përshkallëzim të theksuar të situatës në mes të policisë dhe tifozëve të Romës dhe Feyenoord, me ç’rast shumë tifozë përfunduan të arrestuar. /Lajmi.net/