Mediat e huaja,  për golin e parë të Shqipërisë në Euro 2016

Të gjitha mediat ndërkombëtare në kohë reale janë duke raportuar mbi ndeshjen futbollistike ndërmjet Rumanisë e Shqipërisë.

Lajme

19/06/2016 22:10

Pasi vënë në dukje faktin se ky është goli i parë në Euro 2016 për Shqipërinë, në titujt e tyre shumica prej tyre vlerësojnë se ky është një gol I merituar për Shqipërinë.

Gazeta britanike The Guardian, ka postuare dhe linqet e UEFA-s e cila në një postim në tëitter ka publikuar një foto të Armando Sadikut me pyetjen “Sa I është gëzuar Sadiku golit të dhënë?”.

Edhe mediat e tjera si Indian Express apo ato rumune si Sportskeda janë duke raportuar minutë pas minute mbi këtë ndeshje.

Edhe media të tjera sportive si Eurosport Asia kanë raportuar për këtë ndeshje dhe rezultatin e golin e parë të Shqipërisë./lajmi.net