‘Me Vetëvendosjen, deri në Vetëvendosje’ – A iu kundërpërgjigj Sveçla Amerikës me këtë postim në Facebook?

Ministri i policisë kosovare, Xhelal Sveçla, në rrjetin social ka dy profile që i mbanë. Njërin zyrtar me “krrabzë” të kaltërt të verifikuar, dhe një tjetër për shoqërinë. Në atë zyrtar ka 44 mijë persona që e ndjekin, kurse në llogarinë private afro 7 mijë. Të fundit e përdor rrallë. Më 7 qershor 2025 shpërndau…

Lajme

13/09/2025 23:05

Ministri i policisë kosovare, Xhelal Sveçla, në rrjetin social ka dy profile që i mbanë. Njërin zyrtar me “krrabzë” të kaltërt të verifikuar, dhe një tjetër për shoqërinë.

Në atë zyrtar ka 44 mijë persona që e ndjekin, kurse në llogarinë private afro 7 mijë.

Të fundit e përdor rrallë. Më 7 qershor 2025 shpërndau një postim të shefit të tij, Albin Kurti.

Që nga ajo datë nuk ka bërë zë në këtë llogari.

Por, sot, një ditë pasi ShBA-ja leçiti Kosovën, duke ndërprerë Dialogun Strategjik, Sveçla ka vendosur t’i kthehet këtij profili.

Ka rishpërndarë një kujtim nga viti 2018.

“Si përherë, gati.
“Me Vetëvendosjen, deri në Vetëvendosje!”, është mbishkrimi i këtij postimi ku në fotografi shihet Sveçla, Kurti e Glauk Konjufca.

Aty ka “kapur” 100 pëlqime dhe një koment.

Në profilin zyrtar si Ministër i Brendshëm nuk ka komentuar këtë vendim të ShBA-së, por as në profilin privat nuk ka thënë asnjë fjalë, veç një ri-shpërndarje.

Amerika leçit Qeverinë Kurti, ky është reagimi i Xhelal Sveçlës - Insajderi - sveclaaa