Më të mirët e La Liga deri më tani
La Liga ka postuar disa nga statistika të lojtarëve deri më tani.
Sport
La Liga ka treguar se cilët lojtarë janë duke kaluar nëpër formën e tyre më të mirë deri më tani me statistika.
Luis Suarez prinë me gola në ligën spanjolle, gjithsej me nëntë, i ndjekur nga Iago Aspas dhe Stauni me nga tetë, përcjell “lajmi.net”.
Gareth Bale prinë në listën e lojtarëve që kanë gjuajtur më shumë në portë, gjithsej 35, i ndjekur nga Leo Messi, poashtu me 35.
Ivan Rakitic ka bërë 956 pasime, ndërsa në vendin e dytë është, Mandi, me 905.
Jony dhe Messi kanë nga pesë asistime, ndëtsa Banega prinë në listën e topave të rikuperuar, me 102.
Jan Oblak ka pranuar më së paku gola deri më tani, gjithsej gjashtë, ndërsa në vendin e dytë është Diego Lopez, me tetë. /Lajmi.net/