Më në fund lajme të mira për Conten, shërohet edhe një tjetër lojtar nga COVID-19

Interi dhe Conte kanë marrë një lajm shumë të mirë këtë mëngjes, teksa mbrojtësi Alesandro Bastoni tashmë e ka kaluar përfundimisht koronavirusin.

Sport

19/10/2020 13:50

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Instagram, mbrojtësi njofton se ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë radhazi dhe tashmë është gati për tu bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje.

Një lajm i mirë ky për zikaltërit, që do të kenë një ndeshje shumë të rëndësishme në Ligën e Kampioneve kundër Borusia Moshengladbah, ku do të kërkojnë fitoren, për të rikthyer qetësinë në ekip, pas asaj humbje në derbi ndaj Milanit. /Lajmi.net/