Më në fund: Dalin fotografitë e para të ‘iPhone 11’

Modeli ‘iPhone 11’ dhe gjeneratat e ardhshme, përkatësisht të iPhone XI MAX dhe RS që do plasohen nga radhët e kompanisë ‘Apple’ do kenë kamerë të trefishtë.

Auto & Tek

14/05/2019 18:41

Ajo çfarë është bërë e ditur nga ekspertët e teknologjisë, pjesët e përparme të të gjitha modeleve në fjalë do jenë identike, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, sa i përket anës funksionale kompania ka punuar për të pasur më shumë shpejtësi, energji si dhe cilësi më të mirë të baterisë.

Reporteri i Bloomberg, Mark Gurman, publikoi një fotografi të “mbrojtëseve të ardhshme të iPhone” në rrjetin social, Twitter këtë të hënë. /Lajmi.net/