Me nderime nga Partizani dhe Galatasaray, Xhevat Prekazi varroset në Beograd

Ish-futbollisti Xhevat Prekazi është varrosur në varrezat Lesce në Beograd, ndërsa në ceremoninë e fundit mortore është nderuar me flamujt dhe fanellat e dy klubeve ku la gjurmë të mëdha, Partizanit dhe Galatasarayit. Prekazi ndërroi jetë më 8 nëntor 2026, në moshën 70-vjeçare. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, ish-bashkëlojtarë, përfaqësues të klubeve dhe…

Sport

13/11/2026 09:54

Ish-futbollisti Xhevat Prekazi është varrosur në varrezat Lesce në Beograd, ndërsa në ceremoninë e fundit mortore është nderuar me flamujt dhe fanellat e dy klubeve ku la gjurmë të mëdha, Partizanit dhe Galatasarayit.

Prekazi ndërroi jetë më 8 nëntor 2026, në moshën 70-vjeçare. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, ish-bashkëlojtarë, përfaqësues të klubeve dhe shumë tifozë.

Fillimisht, ceremonia mortore u mbajt në Xhaminë Bajrakli në Beograd, ku u fal namazi i xhenazes, përpara se trupi i tij të përcillej për në banesën e fundit.

Mbi arkivolin e tij u vendosën flamuri dhe fanella e Partizanit, si dhe shalli dhe fanella e Galatasarayit, në shenjë respekti për kontributin që Prekazi dha në të dyja skuadrat.

I lindur më 18 gusht 1957 në Mitrovicë, Prekazi e nisi karrierën te Partizani, ku luajti nga viti 1976 deri më 1983. Me klubin nga Beogradi fitoi tre tituj kampionë të Jugosllavisë dhe Kupën e Evropës Qendrore në vitin 1978.

Pas një aventure te Hajduku i Splitit, në vitin 1985 u transferua te Galatasaray, ku qëndroi për gjashtë sezone. Me gjigantin turk fitoi dy tituj kampionë, në vitet 1987 dhe 1988, ndërsa ishte pjesë e skuadrës që arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kampionëve Evropianë më 1989.