Me këngë patriotike, me bluza me mbishkrimin UÇK – qytetarët nisen drejt Prishtinës për padrejtësitë e Speciales në Hagë
Qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës kanë filluar udhëtimin drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar masive kundër padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Tashmë disa autobusë janë nisur drejt kryeqytetit, të mbushur me qytetarë që mbajnë pankarta dhe flamuj me mbishkrimin “UÇK”, ndërsa gjatë rrugës po…

Lajme
Qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës kanë filluar udhëtimin drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar masive kundër padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Tashmë disa autobusë janë nisur drejt kryeqytetit, të mbushur me qytetarë që mbajnë pankarta dhe flamuj me mbishkrimin “UÇK”, ndërsa gjatë rrugës po dëgjohen këngë patriotike, raporton lajmi.net
Protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pritet të fillojë në orën 17:00 në Prishtinë.
Ajo vjen pas reagimeve të shumta ndaj proceseve gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po gjykohen ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Pjesëmarrësit e protestës kërkojnë drejtësi dhe transparencë në procesin gjyqësor.
Organizatorët kanë kërkuar që protesta të jetë paqësore dhe dinjitoze, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive./Lajmi.net/