Me golin e çmendur të Lamine Yamalit, Barcelona e mbyll me fitore ndaj Mallorcas

Skuadra e Barcelonës e ka mbyllur me fitore ndeshjen ndaj Mallorcas me rezultatin 3:0, e para këtë sezon në La Liga. Qysh pjesën e parë ekipi i Hansi Flick tregoi se ka udhëtuar për fitore, duke shënuar dy gola. Golat u realizuan nga Lamine Yamal dhe Ferran Torres. Gjërat për ekipin vendas u vështirësuan, ku…

Sport

16/08/2025 22:16

Skuadra e Barcelonës e ka mbyllur me fitore ndeshjen ndaj Mallorcas me rezultatin 3:0, e para këtë sezon në La Liga.

Qysh pjesën e parë ekipi i Hansi Flick tregoi se ka udhëtuar për fitore, duke shënuar dy gola.

Golat u realizuan nga Lamine Yamal dhe Ferran Torres.

Gjërat për ekipin vendas u vështirësuan, ku dy lojtarë u ndëshkuan me karton të kuq në 45 minutëshin e parë.

Vedat Muriqi dhe Morlanes ishin ata që u larguan nga loja.

Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi edhe një herë tjetër, me anë të Lamine Yamalit dhe e mbylli ndeshjen me tri pikë.

VIDEO