“Më frikëson”, Wright i shqetësuar për Arsenalin para debutimit të Lukakut

Legjenda e Arsenalit, Ian Wright ka frikë për ish skuadrën e Arsenalit që do përballet në vikend me Chelsean.

Sport

18/08/2021 14:39

“Topçinjtë” e nisën sezonin me humbje 2 – 0 nga Bentford, derisa në ndeshjen e radhës përballen me rivalin londinez, transmeton lajmi.net.

Në këtë takim, pritet të debutojë edhe Romelu Lukaku që kompletoi kalimin te Chelsea nga Inter për 115 milionë euro.

Ndërkohë, Wright pranon se ndihet i shqetësuar për ish skuadrën shkaku i belgut.

“Që kur Lukaku ishte i lidhur e dija që do ndodhte. Gjithë kohës kam mënduar që ishte mirë, por duke e parë Arsenalin si u mposht nga Bentford, pastaj duke e ditur se Romelu do jetë aty”.

“E dija që do ndodhte në këtë mënyrë, duke i shikuar të luajnë, mënyrën si Toney dhe Mbeumo u morën me mbrojtjen tonë, të përballemi me Lukakun me lojtarët që ka tani, do jetë shkatërruese për shumicën e mbrojtjeve”.

Takimi mes Arsenalit dhe Chelseas zhvillohet në “Emirates” me fillim nga ora 17:30./Lajmi.net/