Me 20 minuta vonesë, nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
Në Kuvendin e Kosovës, ka filluar të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë ka nisur me 20 minuta vonesë. Në këtë seancë janë 10 pika të rendit të ditës: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, Shqyrtimi i…
Lajme
Në Kuvendin e Kosovës, ka filluar të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Kjo seancë ka nisur me 20 minuta vonesë.
Në këtë seancë janë 10 pika të rendit të ditës:
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.