Mbyllet pjesa e parë: Pa gola, por dominim i plotë i PSG-së ndaj Lyonit

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit francez PSG – Lyon.

Sport

19/09/2021 21:33

Skuadra vendase është duke dominuar në çdo aspekt, shkruan lajmi.net.

Ylli i PSG-së, Lionel Messi deri më tani është më i mirë në ndeshje, ku provoi disa herë të shënonte, por pa fat.

Argjentinasi rrezikoi disa herë nga afërsia dhe një herë përmes gjuajtjes së lirë, që goditi shtyllën.

Ndërsa, Lyon ndërtoi disa kundëraksione dhe gjuajtja më e rrezikshme ishte e Xherdan Shaqirit, që u ndal nga Gianluigi Donnarumma.

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë: 0 – 0./Lajmi.net/