Mbyllet pjesa e parë: Dortmundi në epërsi minimale ndaj Besiktasit

Borussia Dortmund është duke avancuar 2-0.

Sport

15/09/2021 19:35

Dortmund është duke fituar me rezultat 2-0 ndaj Besiktasit pas 45 minutave të para, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi e baraspeshuar me të dyja skuadrat që patën disa goditje drejt portave.

Megjithatë golin e gjeti Dortmundi në min e 20’ përmes Jude Bellingham.

Pas një krosimi të Thomas Meunier, më së miri u gjet në zonë Bellingham që shënoi bukur për 1-0.

Krejt në fund të pjesës së parë ishte Erling Haaland ai që vulosi rezultatin e pjesës së parë 2-0.

Në duelin tjetër që po zhvillohet tani Sheriff Tiraspol është në epërsi 1-0 përballë Shakhtar Donetskit me golin e Adama Traore. /Lajmi.net/