Mbyllet pjesa e parë: Chelsea në epërsi ndaj Southampton (VIDEO)

Chelsea është në avantazh pas pjesës së parë ndaj Southamptonit, shkruan lajmi.net.

Sport

02/10/2021 16:52

Chelsea është në epërsi pas pjesës së parë, pas golit të shënuar nga i riu Trevoh Chalobah në minutën e nëntë të ndeshjes, me një gol të lehtë me kokë pas një devijimi nga Loftus-Cheek.

22-vjeçari tani ka realizuar dy gola në Premier Ligë këtë sezon me Chelsean, duke e bërë këtë në vetëm tri paraqitje si startues.

Chesea e dyfishoi epërsinë ndaj Southampton me anë të Werner, mirëpo goli i tij u anulua për shkak se kishte një ndërhyrje të palejueshme më herët gjat atij aksioni. /Lajmi.net