Mbyllet pjesa e parë: Chelsea i jep ‘leksion’ Arsenalit

Chelsea ka përfunduar pjesën e parë në avantazh të dyfishtë ndaj Arsenalit.

Sport

22/08/2021 18:18

“Blutë” janë duke mposhtur rivalin lokal me rezultat 0 – 2 në “Emirates Stadium”, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Thomas Tuchel është duke dominuar në çdo aspekt dhe me plotë meritë ka avantazhin.

Romelu Lukaku shënoi në debutim nga afërsia pas asistimit të James pas vetëm 15 minutave lojë.

Ndërkohë, James realizoi golin e dytë në mënyrë fenomenale pas asistimit të Mason Mount (35′).

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë: Arsenal 0 – 2 Chelsea./Lajmi.net/