Mbyllet përkohësisht rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë, Komuna njofton për devijim të trafikut
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të punimeve për riasfaltimin e rrugës, segmenti i rrugës “Ilir Konushevci” do të mbyllet përkohësisht për qarkullim. Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë nga 5 gushti deri më 10 gusht 2026. Segmenti që do të jetë i pakalueshëm për automjete përfshin pjesën nga parkingu prapa objektit të…
Lajme
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të punimeve për riasfaltimin e rrugës, segmenti i rrugës “Ilir Konushevci” do të mbyllet përkohësisht për qarkullim.
Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë nga 5 gushti deri më 10 gusht 2026.
Segmenti që do të jetë i pakalueshëm për automjete përfshin pjesën nga parkingu prapa objektit të Komunës, në rrugën “UÇK”, deri te semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Lidhja e Prizrenit” dhe “Ahmet Haxhiu”.
Komuna ka bërë të ditur se mbyllja e përkohshme bëhet për shkak të realizimit të punimeve për riasfaltimin e këtij segmenti rrugor.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim.
Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë zhvillimit të punimeve.