Vëllaznimi dhe FFK-ja me telegrame ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fahredin “Dush” Matit
KF Vëllaznimi dhe Federata e Futbollit të Kosovës kanë shprehur ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të Fahredin “Dush” Matit, një prej figurave të respektuara të klubit gjakovar dhe futbollit të Kosovës. Vëllaznimi e ka kujtuar Matin si një nga figurat më të rëndësishme të historisë së klubit, i cili mbrojti fanellën kuqezi si qendërsulmues nga…
Sport
KF Vëllaznimi dhe Federata e Futbollit të Kosovës kanë shprehur ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të Fahredin “Dush” Matit, një prej figurave të respektuara të klubit gjakovar dhe futbollit të Kosovës.
Vëllaznimi e ka kujtuar Matin si një nga figurat më të rëndësishme të historisë së klubit, i cili mbrojti fanellën kuqezi si qendërsulmues nga viti 1955 deri më 1968.
“Kontributi, përkushtimi dhe dashuria e tij për KF Vëllaznimin do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë sonë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të klubit gjakovar.

Edhe FFK-ja ka shprehur ngushëllime për familjen Mati. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vlerësuar kontributin e ish-futbollistit në futbollin kosovar.
“Kontributi dhe trashëgimia që la pas në futbollin e Kosovës do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje”, ka shkruar Ademi në telegramin e ngushëllimit.

Fahredin “Dush” Mati, përveç karrierës së tij si futbollist, mbeti deri në ditët e fundit një tifoz dhe mbështetës i palëkundur i KF Vëllaznimit.
I lehtë i qoftë dheu dhe i përjetshëm kujtimi për të.