“U intervisua për hetimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare” – Prokuroria Speciale jep detaje pas intervistimit të Liburn Aliut
Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta. Ajo ka thënë se Aliu është intervistuar në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. “Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e…
Lajme
Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta.
Ajo ka thënë se Aliu është intervistuar në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se i pandehuri L.A., është intervistuar në kuadër të veprimeve hetimore, lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Për shkak të fazës së procedurës nuk mund të ndajmë më shumë informacione”, ka thënë Luta.
Intervistimi i tij brenda Prokurorisë Speciale ka zgjatur rreth tri orë.
Aliu pasi intervistimit disa orësh ka folur për mediat që ishin para Prokurorisë, transmeton lajmi.net.
Ai tha se ndihet i lehtësuar që pas dy vitesh mund ta sqaroj situatën.
“Lehtësim që pas dy vitesh heshtje, pata mundësinë ta sqaroj situatën para Prokurorisë për gjithë atë sulm e pretendim të vazhdueshëm ndaj meje i cili degradu aq shumë, po që unë jam përgjigjur me heshtje deri tani. Pata mundësi me sqaru që për të gjithë procesin, për të gjithë periudhën sa kam qenë ministër, kam vepruar në përputhje me ligjin, kam vepruar sipas rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Nuk ka asnjë vendim i cili mundet me më ndërlidhë mu me këtë proces, po ashtu për pretendimin për mosveprim, i tërë rasti ka qenë i audituar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, dhe ka pasur rekomandime dhe është vepruar në bazë të rekomandimeve. Ka pasur auditimit të brendshëm, ka pasur edhe hetim i cili e qartëson shumë qartë pozitën e ministrit si staf politikë karshi punës në administratë. Ka qenë një rast i mirë që pata mundësi ta sqaroj nga fillimi deri në fund gjithë punën dhe tani jam i lehtësuar”, tha Aliu.
Siç është raportuar në media, Aliu është intervistuar në kuadër të hetimeve për çështjen e ambalazhuesve të ujit. /Lajmi.net/