Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Man Cityt

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit anglez, Liverpool - Manchester City.

Sport

03/10/2021 18:18

Dy skuadrat janë duke zhvilluar lojë mjaftë ofensivë, por deri më tani nuk e kanë gjetur ende golin, shkruan lajmi.net.

Rastet më të mirë në takim e kishte Phil Foden që nuk ia doli të shënonte dy herë nga afërsia.

Vlen të ceket paraqitja e Alisson këtë pjesë, duke ndalur në mënyrë fenomenale gjuajtjet e anglezit.

Ndërkohë, Liverpool nuk kishte ndonjë rast shumë të rrezikshëm këtë pjesë, më shumë duke zhvilluar lojë në mesfushë.

Mbetet të shihet edhe në 45-minutëshin e dytë nëse do këtë ndonjë ndryshim në rezultat./Lajmi.net