Mbyllen pjesët e para të dy ndeshjeve: Ballkani dhe Malisheva po udhëheqin ndaj skuadrave përkatëse
Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të zhvilluara nga ora 13:00.

Sport
Ballkani është në avantazh ndaj Feronikelit pas pjesës së parë, gjersa në duelin tjetër mes Malishevës dhe Drenicës vendasit kanë arritur që të realizojnë në fund të pjesës.
Golin për “portokallinjtë” e ka shënuar sulmuesi Solomon në minutën e 25-të nga një asist i Nazmi Gripshit.
Në minutën e 41-të Armend Thaqi pati një rast ideal për ta dyfishuar epërsinë, megjithatë dështoi të shënonte.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Muhamet Hyseni i ka dhënë avantazhin skuadrës së Malishevës duke realizuar përmes penalltisë në minutat shtesë të ndeshjes.
/Lajmi.net/