Mbyllen pjesët e para: Këto janë rezultatet në dy duelet

Janë duke u zhvilluar dy takime në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Sport

04/12/2021 13:58

Gjilani dhe Malisheva janë duke luajtur baras pas 45 minutave 1-1, shkruan lajmi.net.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Hasan Hysenit në min e 14′.

Ndërsa krejt në fund të pjesës së parë Gerhard Progni realizoi për 1-1.

Në anën tjetër Drenica dhe Ballkani po luajnë baras pa gola 0-0.

Pavarësisht rasteve nga të dyja ekipet, rrjetat nuk janë tundur ende. /Lajmi.net/