Mbrojtësi i Kosovës pozitiv në COVID-19
Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu, ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.
Sport
Lajmi është konfirmur nga skuadra e Kryeziut, FC Zurich.
“Mbrojtësi i qendrës së FCZ, Mirlind Kryeziu është testuar pozitiv në koronavirus”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.
“Që nga shfaqja e simptomave të buta, ai nuk ka marrë pjesë në stërvitje dhe aktualisht është në vetëizolim”.
Kujtojmë se pjesë e Zurich është edhe Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli./Lajmi.net/