Mbretëresha Elizabeth nuk u bindet mjekëve, ‘arratiset’ me Jaguar-in e saj

E veshur me syze dielli dhe një shami, Madhëria e Saj dukej se ishte në gjendje të mirë mbi timon, ndërsa ngiste e vetme.

Fun

02/11/2021 13:52

Mbretëresha Elizabeth, u kthye në sediljen e shoferit, vetëm disa ditë pasi u urdhërua nga mjekët, të pushonte për shkak të shqetësimeve të saj të fundit shëndetësore.

Monarkja 95-vjeçare, e cila u detyrua të anulonte një sërë ngjarjesh mbretërore pasi u shtrua në spital për një problem shëndetësor të paspecifikuar, u pa duke drejtuar Jaguar-in e gjelbër rreth pronës së saj në Windsor të hënën.

E veshur me syze dielli dhe një shami, Madhëria e Saj dukej se ishte në gjendje të mirë mbi timon, ndërsa ngiste e vetme.

Mbretëresha më e vjetër dhe më jetëgjatë në botë, ngjalli shqetësime për shëndetin e saj kur u zbulua se kaloi natën e 20 tetorit në një spital në Londër për analiza. Buckingham Palace nuk ka zbuluar se çfarë po e mundon atë, duke theksuar se nuk është COVID-19.

Pallati të premten tha se mjekët urdhëruan Mbretëreshën të pushonte të paktën edhe dy javë. /Lajmi.net/