Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025 në Kosovë
Veturat vazhdojnë të mbeten mallrat më të importuara në Kosovë, çdo vit. Madje, me rritje të vazhdueshme e të madhe. Me vlerën prej rreth 651 milionë euro, në vitin 2025, janë importuar mbi 16 përqind më shumë vetura se më 2024. Bazuar në të dhënat zyrtare të Open Data – Dogana e Kosovës, të analizuara…
Lajme
Veturat vazhdojnë të mbeten mallrat më të importuara në Kosovë, çdo vit.
Madje, me rritje të vazhdueshme e të madhe.
Me vlerën prej rreth 651 milionë euro, në vitin 2025, janë importuar mbi 16 përqind më shumë vetura se më 2024.
Bazuar në të dhënat zyrtare të Open Data – Dogana e Kosovës, të analizuara dhe përpunuara nga platforma online AutoNet, në vitin 2025 janë importuar 44,207 vetura, në raport me 37, 954 të sjellura në vitin paraprak.
Ndërkohë, mbetet shumë e lartë edhe përqindja e veturave të përdorura, kryesisht për shkak të çmimeve më të përballueshme .
Në këtë rast, 90%, apo 39,877 janë vetura të tilla ndërsa vetëm 10% janë vetura të reja.
Ndërkohë, Analiza e tregut tregon se veturat me motor dizel vazhdojnë të dominojnë tregun e importeve në Kosovë gjatë vitit 2025, të cilat bashkë me ato benzin mbeten me afro 80 përqind të veturave të importuara:
Kjo, derisa pjesëmarrja e veturave elektrike dhe PHEV-ve mbetet shumë e ulët, duke reflektuar mungesën e politikave stimuluese dhe infrastrukturës adekuate për këtë segment.
Përveç veturave për pasagjerë, gjatë vitit 2025 janë importuar edhe automjete për transport mallrash. Edhe në këtë segment vërehet dominim i automjeteve të përdorura, me 98%, çka pasqyron orientimin e bizneseve drejt zgjidhjeve më ekonomike për flotat e tyre.




/Kosovapress/