Mbi 13 mijë euro të padeklaruara zbulohen në Han të Elezit, ishin fshehur në një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut
Dogana e Kosovës ka zbuluar 13 mijë e 353.98 euro mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit. Rasti është evidentuar më 3 tetor 2026, kur zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet të tipit “Shkoda Superb”, me targa të Maqedonisë së…
Lajme
Dogana e Kosovës ka zbuluar 13 mijë e 353.98 euro mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.
Rasti është evidentuar më 3 tetor 2026, kur zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet të tipit “Shkoda Superb”, me targa të Maqedonisë së Veriut, i drejtuar nga një shtetas i këtij vendi.
Sipas Doganës, kur është pyetur nëse kishte diçka për të deklaruar, drejtuesi i automjetit është përgjigjur se nuk kishte asgjë për të deklaruar.
“Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët kanë gjetur të fshehura 11.980 euro dhe 84.500 denarë maqedonas. Sipas Doganës së Kosovës, këto mjete nuk ishin deklaruar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Pas konvertimit të shumës në euro, vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara është 13.353.98 euro.
Paratë janë konfiskuar nga autoritetet doganore.
Dogana e Kosovës ka rikujtuar se, bazuar në nenin 33, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10 mijë eurosh ose më shumë, apo kundërvlerën në valuta të tjera, është i obliguar t’i deklarojë ato pranë Doganës së Kosovës. /Lajmi.net/