Mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku për 24 orë, shtatë persona të arrestuar
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 24 aksidente me persona të lënduar dhe 29 aksidente me dëme materiale. Policia ka shqiptuar 1 mijë e 720 tiketa trafiku. Po ashtu, shtatë persona janë arrestuar, pesë janë dërguar…
Lajme
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 24 aksidente me persona të lënduar dhe 29 aksidente me dëme materiale.
Policia ka shqiptuar 1 mijë e 720 tiketa trafiku.
Po ashtu, shtatë persona janë arrestuar, pesë janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk ka pasur persona në ndalim policor.
Një person është dërguar në vuajtje të dënimit.