Mbërrihet marrëveshja: Sergi Roberto pritet të rinovojë për një vit me Barcelonën
Mesfushori i Barcelonës, Sergi Roberto, do të jetë në “Camp Nou” të paktën edhe për një vit.
Sport
Kështu të paktën raportojnë mediet spanjolle që janë të sigurta që lojtari do të vijojë qëndrimin e tij te skuadra katalunase.
Kontrata e spanjollit skadon në vitin 2022, por tanimë në tavolinë është mundësia e vazhdimit edhe për një vit e cila nuk do të refuzohet nga spanjolli.
Lojtari pati probleme me lëndime gjatë sezonit që lamë pas, por kjo nuk e pengoi Xavi Hernandezin që të llogarisë në të edhe për një vit. /Lajmi.net/