Mbappe nuk largohet përfundimisht: S’kam opsion tjetër, veç PSG-n

Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me të ardhmen e tij. U raportua se Mbappe ka kërkuar largimin nga PSG-ja në fund të këtij sezoni dhe Real Madridi shihej si favoriti kryesor për të nënshkruar me lojtarin francez, shkruan Lajmi.net Megjithatë lojtari i PSG-së ka bërë një…

Sport

15/06/2023 18:23

Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me të ardhmen e tij.

U raportua se Mbappe ka kërkuar largimin nga PSG-ja në fund të këtij sezoni dhe Real Madridi shihej si favoriti kryesor për të nënshkruar me lojtarin francez, shkruan Lajmi.net

Megjithatë lojtari i PSG-së ka bërë një reagim zyrtar mbi të ardhmen e tij. Ai thotë se nuk e ka në plan të largohet nga klubi parisien.

“Për momentin kam vetëm një opsion, të qëndroj në PSG. Jam duke planifikuar të filloj sezonin me këtë skuadër”, ka thënë Mbappe

Kujtojmë që 24-vjeçar ka kontratë me PSG-n deri në vitin 2024 dhe ka shumë mundësi që në verën e ardhshme të largohet nga klubi me parametra zero.

Vlera e tij momentale sipas sajtit të njohur “Transfermarkt” shkon deri në 180 milionë euro./Lajmi.net/