Mbappe nuk e mohon kalimin te Bayern, zgjedhë Lewandowskin para Haaland

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që në të ardhmen të transferohet te Bayern Munich.

Sport

08/06/2021 14:16

Francezi është i lidhur me largimin nga “Parisienët” me Real Madridin që e kërkon me ngulm, transmeton lajmi.net.

Mbappe zbuloi se bashkëkombësi Lucas Hernandez e ka ftuar te Bayern.

“Lucas me tha se duhet të vijë te Munich të luajë për Bayernin. Në futboll asnjëherë nuk e di çfarë do ndodh. Por, momentalisht jam shumë i lumtur si është”.

“Bayern është ndër pesë klubet më të mira në botë. Mundesh vetëm t’i urosh për mënyrën si arrijnë të mbajnë kualitetin në skuadër çdo vit. Ata e dinë se çfarë janë duke bërë”.

“Tani Boateng dhe Alaba janë larguar, por Upamecano, që është mbrojtës i shkëlqyer ka ardhur. Gjithmonë janë favorit për çdo titull. Pra, unë gjithmonë duhet të fitojë ndaj Bayernit në të ardhmen, nëse dua trofe”.

I pyetur që të zgjedhë mes Robert Lewandowski ose Erling Haaland, francezi pa hezituar zgjodhi polakun.

“Robert Lewandowski”.

Ndërkohë, e ardhmja e Mbappes do qartësohet pasi të përfundojë Kampionati Evropian./Lajmi.net/