Mbappe bën gati “terrenin” drejt Real Madridit, i kërkon falje Perezit

Superylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe mund të largohet nga Franca këtë verë. Siç kanë raportuar shumë prej mediave franceze dhe gazetari italian Fabrizio Romano, Mbappe ka informuar PSG-n se nuk do ta vazhdojë kontratën e tij e cila është valide deri vitin e ardhshëm, transmeton lajmi.net. Kësisoj, Paris Saint-Germain i ka vendosur një ultimatum…

Sport

13/06/2023 11:19

Superylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe mund të largohet nga Franca këtë verë. Siç kanë raportuar shumë prej mediave franceze dhe gazetari italian Fabrizio Romano, Mbappe ka informuar PSG-n se nuk do ta vazhdojë kontratën e tij e cila është valide deri vitin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, Paris Saint-Germain i ka vendosur një ultimatum Mbappes. Ai duhet të rinovojë kontratën këtë verë ose do të shitet, pasi nuk duan që ai verën e ardhshme të largohet me parametra zero.

Real Madridi, klubi spanjoll është destinacioni i mundshëm i Mbappes nëse do të largohet këtë verë nga “Parku i Princave”.

Këta të fundit ishin afër transferimit të Mbappes vitin e kaluar por francezi në fund vendosi të mbetej në Paris.

Sipas gazetarit të TheAthletic, Mario Cortegana, që përcjell ngjarjet e Real Madridit, ka bërë të ditur se Mbappe i ka kërkuar falje presidentit të Los Blancos, Florentino Perez për situatën e vitit të kaluar.


Sipas raportimeve të RMC Sport, Paris Saint-Germain kërkon 180 dhe 200 milionë euro për ta liruar Mbappen.

Kjo shifër është tejet e madhe për Los Blancos, pasi këta të fundit pak kohë më parë kanë shpenzuar 100 milionë euro për mesfushorin anglez, Jude Bellingham.

Mbappe është dëshirë e kahmotshme e gjigantit evropian të futbollit, Real Madridin./Lajmi.net/