Mazraoui flet për të ardhmen e tij, tregon cilat detaje do ta vendosin skuadrën e ardhshme

Noussair Mazraoui vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve më të komentuar, në prag të merkatos së verës.

Sport

20/03/2022 17:15

Mbrojtësi i krahut të djathtë me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Ajax Amsterdam, dhe interesimi kryesor për të vjen nga Barcelona.

Së fundmi, lojtari maroken ka folur për të ardhmen e tij, duke treguar se cilat do të jenë kushtet që ai do t’i shqyrtojë para se të bëjë zgjedhjen e tij.

“Projekti, kontrata, emri i klubit, të gjitha janë me rëndësi. Janë dy muaj të mbetur në kontrata dhe në këta dy muaj do të merret vendimi”, ka thënë Mazraoui për ‘NOS’, transmeton lajmi.net.

Lojtari tutje tregoi edhe modelin që ka ndjekur ndër vite, dhe ai është një ikonë e Barcelonës, që u kthye së fundmi në ‘Camp Nou’.

“Shembulli që ndjek? Dani Alves, pa dyshim”, shtoi mbrojtësi i djathtë.

Barca raportohej se kishte mbyllur marrëveshjen personale me lojtarin, por vet ky i fundit javën e kaluar tha se akoma gjithçka është e hapur. /Lajmi.net/