Matthaus: Kosova ka potencial të madh në futboll, mund të kualifikoheni në Euro 2020

19:39 | 19 Qershor 2019

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus ka pasur fjalët më të mira për Kosovën dhe Kombëtaren e Kosovës gjatë qëndrimit në Prishtinë.

Ish mesfushori i Interit dhe Bayern Munich, po qëndron në Prishtinë, ku është pritur edhe nga skuadra më e madhe e kryeqytetit.

Duke folur para gazetarëve, Matthaus ka thënë se Kosova potencial të madh në futboll, dhe se mund të kualifikohet për Kampionatin Evropian.

“Shteti juaj ka jashtëzakonisht shumë potencial në futboll, unë njoh shumë futbollistë me prejardhje nga Kosova që sot nuk luajnë te kombëtarja e juaj si Shaqiri e Xhaka, kjo tregon se sa shumë keni talente në këtë sport, por i rëndësishëm është fakti se këtu edhe njerëzit janë të interesuar për futbollin. Po tregoni rezultate të mrekullueshme në futboll, ju pret një e ardhme e ndritur”, ka deklaruar Matthaus.

“Grupi i Kosovës nuk është i thjeshtë, po ata kanë treguar se janë të bashkuar dhe po tregojnë lojëra të mira,  mendoj se mund kualifikohen në Euro 2020”./Lajmi.net/