Maskat bëjnë për spital Faruk Statovcin, e rrahën me shkopa para banesës
Analisti dhe trajneri i futbollit kosovar, Faruk Statovci është sulmuar nga disa persona të maskuar. Sot u bë e ditur që Faruk Statovci është sulmuar fizikisht nga disa persona të maskuar afër banesës së tij. Se një sulm ndaj tij ka ndodhur e ka konfirmuar edhe vetë Statovci për lajmi.net. “Po është e vërtetë. Nuk…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/02/329378125_508276458096152_6352106415617471737_n.jpg)
Sport
Analisti dhe trajneri i futbollit kosovar, Faruk Statovci është sulmuar nga disa persona të maskuar.
Sot u bë e ditur që Faruk Statovci është sulmuar fizikisht nga disa persona të maskuar afër banesës së tij.
Se një sulm ndaj tij ka ndodhur e ka konfirmuar edhe vetë Statovci për lajmi.net.
“Po është e vërtetë. Nuk e di pse ka ndodhur, unë jam i vetëdijshëm që nuk i kom pas borxh askujt, as nuk i kom obligim ndaj kërkujt kurrë në jetë.
Njerëzit po mënojnë që janë të fortë por, unë në këtë rast jam i pastër nuk kom pas problem me asnjë njeri”, tha ai.
Tutje, ai tregoi që Policia e Kosovës po merret me rastin, dhe se ka dyshimet e tij se kush mund ta ketë sulmuar.
“Normal që dyshimet e mija ekzistojnë, përderisa Policia do merret me këtë rast nuk du me dhon diçka ka shumë.
Si do që të jetë nuk kom bo diçka për me ardh deri te ky sulm fizik edhe ma kanë shqetsu familjen mendoj që nuk është e hijshme pasi nuk i kom bo kërkujt asgjë”, vazhdoi Statovci
Më pas analisti tha se këtë sulm e cilëson si një tentim vrasje ndaj tij.
“Ata kanë qenë me shkopa dhe kanë kqyr me pas lëndime unë se njeri kur tenton me të ra nuk e kqyr se sa don.
Unë mendoj që ky është tentim vrasje, sepse kur të bjen njeri mund me të myt, por fatmirësisht ka kalu”, përfundoi ai.
Policia e Kosovës po merret me rastin në fjalë për të zbardhur gjithçka që ka ndodhur./Lajmi.net/