MASh demanton njoftimin për ndërprerjen e mësimit më 6 tetor: Sot mbahet mësim
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka reaguar ndaj një njoftimi që po qarkullon në rrjetet sociale, përmes të cilit pretendohet se procesi mësimor do të ndërpritet më 6 tetor. MASh ka bërë të ditur se ky njoftim është i rremë dhe nuk është publikuar nga institucionet zyrtare. Sipas Ministrisë, nuk është marrë asnjë vendim për…
Lajme
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka reaguar ndaj një njoftimi që po qarkullon në rrjetet sociale, përmes të cilit pretendohet se procesi mësimor do të ndërpritet më 6 tetor.
MASh ka bërë të ditur se ky njoftim është i rremë dhe nuk është publikuar nga institucionet zyrtare.
Sipas Ministrisë, nuk është marrë asnjë vendim për pezullimin e mësimit dhe procesi mësimor do të zhvillohet sipas orarit të rregullt.
Në njoftimin që po shpërndahet në rrjetet sociale janë përdorur pa autorizim emri dhe logoja e Ministrisë, duke krijuar përshtypjen se bëhet fjalë për një komunikatë zyrtare.
Ministria u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe qytetarëve që të mos e shpërndajnë materialin dhe të mos i marrin për bazë informacionet e pakonfirmuara.
MASh ka kërkuar që për çdo njoftim lidhur me procesin mësimor, qytetarët t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të Ministrisë.