Mascherano lavdëron punën e Xavit

Javier Mascherano, ka lavdëruar punën që Xavi Hernandez po bën te Barcelona.

Sport

01/04/2022 22:35

Xavi Hernandez mori detyrën e trajnerit, në një kohë shumë të vështirë për Barcelonën.

Brenda pak muajve, ai arriti të këndell ekipin katalanas.

Në lidhje me punën që ka bërë Xavi, foli edhe dikur bashkëlojtari i tij Mascherano.

Ai tha, se i pëlqen puna e Xavit dhe se ai do i sjellë rezultate të mira Barcës.

“Më pëlqen ideja e Xavit. Nuk e di nëse ata do të jenë në gjendje të luftojnë për La Liga, por jam i sigurt se Xavi do t`i sjellë rezultate të mira Barcelonës”, ishin fjalët e Macheranos, për Marca, përcjell lajmi.net.

Javier Macherano dhe Xavi kanë luajtur së bashku pesë vite dhe kanë fituar gjithsej 11 trofe./Lajmi.net/