Martino beson në titull

Tata Martino beson se Barcelona ka ende gjasa për t’u bërë kampion i Spanjës. Trajneri argjentinas ndërkohë është treguar i paqartë rreth së ardhmes së tij në Camp Nou.

Sport

02/05/2014 19:30

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka folur në konferencë për shtyp për të gjitha temat në shtëpinë Blaugrana.

“Guardiola? Stili i tij është edhe ai i Spanjës. Kush e kritikon, dëshiron ta shohë duke humbur Stuhinë e Kuqe”, deklaroi fillimisht trajneri argjentinas.

“La Liga? Kemi mundësi të fitojmë, ende nuk ka marrë fund asgjë. Nuk kemi shumë raste, por diçka po”.

“E ardhmja? Mendoj për këto ndeshje, nuk kam asgjë për të komunikuar”.

“Luis Enrique? Nuk më bën dert fort ajo që thuhet”.

“Puyol? Kemi biseduar rreth mundësisë që ai të luajë në ndeshjen e fundit, të shohim nëse këtë ia mundëson lëndimi”, përfundoi Martino.