Martinez i gatshëm të transferohet te Barcelona

Lautaro Martinez është i prirë të përfundojë një transferim te Barcelona kur të hapet afati kalimtar i transferimeve.

Sport

18/04/2020 08:01

Marca shkruan se argjentinasi po pëlqen idenë e kalimit te skuadra nga ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.

Barcelona gjithashtu janë të interesuar për 22 vjeçarin, duke e parë si pasues afatgjatë të Luis Suarez.

Klauzola e lëshimit të Martinez është 111 milionë euro, shumë kjo e lartë për Barcelonën pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Katalanët do të kërkojnë të negociojnë duke e përfshirë në marrëveshje edhe ndonjë lojtar, për të ulur çmimin e Martinez.

Në anën tjetër, Inter do të pajtoheshin nëse Barcelona paguan klauzolën e lojtarit, si të ardhura të mira pas gjithë asaj që ka ndodhur në futboll këta dy muaj./Lajmi.net/