Martinelli zbulon çfarë i tha Gabriel Jesus në ditën e parë tek Arsenali

Gabriel Martinelli ka zbuluar se çfarë i tha Gabriel Jesus në ditën e parë te Arsenali. Në qershor të vitit 2022 Jesus kaloi nga Man City drejt Arsenalit. Mungesa e minutave të brazilianit nën drejtimin e Pep Guardiolës bëri që ai të largohet nga ‘Etihad’. Kurse ai zgjodhi ‘Emirates’ si shtëpinë e tij të radhës,…

Sport

29/03/2023 21:38

Gabriel Martinelli ka zbuluar se çfarë i tha Gabriel Jesus në ditën e parë te Arsenali.

Në qershor të vitit 2022 Jesus kaloi nga Man City drejt Arsenalit.

Mungesa e minutave të brazilianit nën drejtimin e Pep Guardiolës bëri që ai të largohet nga ‘Etihad’.

Kurse ai zgjodhi ‘Emirates’ si shtëpinë e tij të radhës, transmeton lajmi.net.

Së fundmi është Martinelli që zbuloi fjalët e para të Gabriel si lojtar i Arsenlit.

“Kur erdhi në Arsenal, ditën e parë më shikoi dhe më tha:

Këtë vit nëse të gjithë punojmë së bashku, do ta fitojmë këtë ligë”, tha Martienlli për ‘Premier Ligë Uncut’, transmeton lajmi.net.

Arsenali pagoi plot 50 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit nga City./Lajmi.net/