Marseille e kërkon Zhegrovën, diskutohet mundësia e huazimit me detyrim blerjeje
Olympique de Marseille ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e yllit kosovar, Edon Zhegrova. Gazetarei francez, Santi Aouna bën të ditur se klubi francez ka nisur bisedimet me Lille (LOSC) për një marrëveshje të mundshme, ndërsa lojtari tashmë është i tunduar nga projekti i paraqitur nga trajneri Roberto De Zerbi. Interesi i Marseille për…

Sport
Olympique de Marseille ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e yllit kosovar, Edon Zhegrova.
Gazetarei francez, Santi Aouna bën të ditur se klubi francez ka nisur bisedimet me Lille (LOSC) për një marrëveshje të mundshme, ndërsa lojtari tashmë është i tunduar nga projekti i paraqitur nga trajneri Roberto De Zerbi.
Interesi i Marseille për Zhegrovën u bë publik më 5 gusht, por situata mori një kthesë të papritur tri ditë më vonë, kur presidenti i Lille, Olivier Letang, deklaroi se kosovari, i cili ishte lënë jashtë skuadrës prej disa javësh, mund të rikthehet në grupin e trajnerit Bruno Genesio dhe të qëndrojë edhe këtë sezon.
“Edoni është këtu, stërvitet mirë dhe është i gatshëm. Është e mundur ta kemi pjesë të skuadrës këtë vit”, tha Létang, duke theksuar se largimi i tij nuk është më aq i sigurt sa më parë.
Megjithatë, Marseille mbetet i palëkundur në interesin e tij. Sipas informacioneve, në tryezën e negociatave është vendosur opsioni i një huazimi me detyrim blerjeje, një skemë që do të mundësonte transferimin e Zhegrovës në jug të Francës.
Lille po e shqyrton me kujdes këtë mundësi, sidomos pas të ardhurave të mëdha nga shitjet e Lucas Chevalier (55 milionë euro te PSG) dhe Bafodé Diakité (40 milionë euro te Bournemouth).