Marseille dëshiron huazimin e Leaos

Klbui francez, Olympique Marseille po kërkon huazimin e sulmuesit të Milan, Rafael Leao për sezonin e ardhshëm.

Sport

10/06/2021 23:05

Sipas mediave portugeze, Presidenti i Marseille, Pablo Longoria, po synon transferimin e Leaos në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Leao është nën kontratë me “Rossonerët” deri në vitin 2024, por Milan mund ta largojë sulmuesin në formë huazimi që të ketë më shumë hapësira.

22- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 40 paraqitje me fanellën e Milanit në të gjitha garat, duke realizuar shtatë gola dhe gjashtë asistime. /Lajmi.net/