Marrëveshja me Fondin Saudit për Zhvillim, Basha: Po zhvillohen procedurat për shpronësimin dhe rishikimin e projektit

Kosova pritet të bëjë një hap të ri drejt përfundimit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë. Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe delegacioni i Fondit Saudit për Zhvillim kanë diskutuar për financimin dhe procedurat për segmentin e fundit të kësaj rruge, ndërsa në fokus ka qenë edhe një projekt i ri në sektorin e shëndetësisë. Ministri i Infrastrukturës…

Lajme

29/09/2026 13:24

Kosova pritet të bëjë një hap të ri drejt përfundimit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë. Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe delegacioni i Fondit Saudit për Zhvillim kanë diskutuar për financimin dhe procedurat për segmentin e fundit të kësaj rruge, ndërsa në fokus ka qenë edhe një projekt i ri në sektorin e shëndetësisë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, dha detaje për projektin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, i cili ka filluar në vitin 2009.

“Në lidhje me këtë rrugë, Projekti për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, siç e dini ka filluar në vitin 2009. A, si projekt i tërësishëm, me një gjatësi prej 26.7 kilometra, ku janë investuar përafërsisht rreth 100 milionë euro”Basha tha se në mars të këtij viti është përuruar segmenti prej 9.78 kilometrash.“Marsin e këtij viti kemi përuruar, siç e tha zoti Al-Marshad, segmentin me një gjatësi prej 9.78 kilometra për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, projekt i realizuar në bashkëpunim ndërmjet institucioneve tona, pra Fondit Saudit për Zhvillim, si dhe Fondit të OPEC-ut për Zhvillimin Ndërkombëtar, për çfarë i falënderoj për mbështetjen dhe kontributin e tyre.

”Ai tha se për segmentin e mbetur tashmë ekziston marrëveshja me Fondin Saudit për Zhvillim.“Po ashtu për segmentin e mbetur Prishtinë-Mitrovicë, tani e kemi marrëveshjen me Fondin Saudit për Zhvillim, e cila është në shkurt të vitit 2024-ën, korrik, kurse marrëveshja siç e dini ka marrë kohë votimi në parlament për shkak të një kuorumi jo-funksional.

”Ministri Basha tha se projekti do të financohet nga Fondi Saudit për Zhvillim dhe Qeveria e Kosovës, me një vlerë totale prej 15 milionë eurosh.“Sipas kësaj marrëveshjeje, Fondi Saudit për Zhvillim do ta financojë projektin me 43 milionë rialë sauditë apo 12.3 milionë euro, ndërsa Qeveria e Kosovës do të kontribuojë me 3.7 milionë euro, pra gjithsej projekti prej 16 milionë euro.

”Basha theksoi se bëhet fjalë për pesë kilometra të rrugës, të cilat do të ndërtohen me standarde moderne.“Ky segment është pjesa e fundit përfundimtare e rrugës Prishtinë-Mitrovicë. Bëhet fjalë për 5 kilometra dhe për këtë ndërtim do të kemi një rrugë moderne me nga dy korsi në secilin drejtim, korsi emergjente dhe katër kryqëzime kryesore, sistem të rregulluar të kullimit dhe elemente të tjera të nevojshme të sigurisë rrugore.”

Ai njoftoi se aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat për shpronësimin dhe rishikimin e projektit, para nisjes së tenderimit.

“Aktualisht, sa për njoftimin tuaj, jemi në fazën përgatitore të elaboratit të shpronësimit, që është në përfundim e sipër, dhe gjithashtu do të bëjmë rishikimin e projektit, kështu që të sigurohemi që projekti të shkojë pa pengesa dhe menjëherë pas përfundimit të këtyre procedurave do të fillojmë me procedurat e tenderimit për realizimin e këtij segmenti përfundimtar që lidh Prishtinën me Mitrovicën.”Basha tha se përfundimi i rrugës pritet të përmirësojë qarkullimin ndërmjet Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës.“Ky investim është i një rëndësie të veçantë sepse mundëson përfundimin e kësaj lidhjeje mes Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës. Me realizimin e këtij projekti do të ulen vonesat në trafik dhe do të krijohen kushte më të mira për lëvizjen e qytetarëve, por njëkohësisht do të përmirësohet edhe ambienti për zhvillim ekonomik”, u shpreh ai.Basha tha se institucionet do të synojnë që projekti të realizohet në mënyrë efikase dhe transparente.“Do të bëjmë më të mirën që këtë projekt ta realizojmë në mënyrë sa më efikase të mundshme. Me këtë rast edhe njëherë dua ta falënderoj përzemërsisht zotin Al-Marshad dhe Fondin Saudit për Zhvillim për bashkëpunimin dhe mbështetjen e treguar për këtë projekt, për të cilin kemi në fokus realizimin me transparencë dhe llogaridhënie të plotë, duke u udhëhequr gjithmonë nga interesi më i mirë publik dhe përfitimet maksimale për qytetarët tanë”, tha ai.