Marrëveshja e Barcës dhe Unitedit vazhdon të mbetet peng – Frenkie de Jong s’e do largimin

Frenkie de Jong nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.

Sport

18/07/2022 18:15

Ylli holandez i mesfushës, Frenkie de Jong është në listën e dëshirave të Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë lëvizjet për të transferuar lojtarin, dhe Barca janë pajtuar me propozimin e United. Por jo edhe lojtari.

Raportimet e fundit nga Spanja japin më të rejat për situatën e Frenkie, duke thënë se lojtari vazhdon të jetë kundër opsionit për largim, përcjell lajmi.net.

Përfaqësuesit e De Jong edhe më parë i kishin bërë të ditur bordit katalan se klienti i tyre nuk e mendon largimin.

Marrëveshja mes United dhe Barcës vazhdon të jetë në fuqi. Palët duhet të punojnë me lojtarin. /Lajmi.net/