Marquez triumfon në Grand Prixin numër 200 – i pari në garën e Aragon

Marc Marquez po vazhdon dominimin e tij në garat me motoçikleta.

Sport

22/09/2019 14:26

Piloti spanjoll ka qenë i jashtëzakonshëm edhe në garën që është zhvilluar sot, në Aragon Grand Prix, raporton lajmi.net.

Marquez e mbylli këtë garë në pozitën e parë, duke lënë prapa tij italianin Andrea Dovizioso.

Pozita e tretë në garën e Aragon i takoi pilotit të skuadrës së Ducati, Miller, kurse Quartararo me Yamaha e mbylli në pozitën e pestë.

Ky triumf i Marquez erdhi në Grand Prix numër 200, që ishte mënyra më e mirë për spanjollin që ta shënonte këtë garë jubilare. /Lajmi.net/