Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Mark Zuckerberg është i shqetësuar për vendimin në lidhje me TikTok-un

12:41 | 7 Gusht 2020

Shefi i Facebook thotë se “mund të ketë pasoja afatgjata në vendet e tjera të botës”.

Drejtori i Përgjithshëm i Facebook Mark Zuckerberg ka thënë se ai është “me të vërtetë i shqetësuar” për perspektivën e ndalimit të aplikacionit rival të mediave sociale TikTok në SHBA, transmeton lajmi.net.

Miliarderi i teknologjisë u tha punonjësve në një takim të stafit se plani i Donald Trump për të ndaluar aplikacionin në pronësi kineze do të vendosë “një precedent me të vërtetë të keq afatgjatë”.

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten që do të pengonte TikTok të operonte në SHBA përveç nëse i shitet një kompanie jo-Kineze, duke pretenduar se aplikacionet si TikTok “kërcënojnë sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara”.

Zuckerberg pranoi se mund të ketë një arsye të ligjshme për administratën Trump që të synojë TikTok për shkak të natyrës së aplikacionit. /Lajmi.net/