Marcelo mungon ndaj Real Betis

Vazhdojnë problemet me lëndime te skuadra e Real Madrid.

Sport

26/09/2020 12:05

Mbrojtësi i majtë, Marcelo, nuk do të jetë në shërbim të skuadrës së tij për ndeshjen kundër Real Betis.

Real Madrid kanë njoftuar se brazliani largohet nga lista e lojtarëve të ftuar, pasi ka probleme me shpinën, transmeton lajmi.net.

Ndeshja mes ‘Los Blancos’ dhe skuadrës nga Sevilla luhet sonte, me fillim nga ora 21:00.

Gjasat janë maksimale që në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë sonte të startojë Ferland Mendy. /Lajmi.net/