Marcelo dhe Ronaldo kujtojnë kohërat e vjetra, i komentojnë njëri tjetrit

 Cristiano Ronaldo ka komentuar në një fotografi që ish-bashkëlojtari i tij, Marcelo ka postuar.

Sport

05/02/2021 12:05

Miqësia mes Ronaldos dhe Marcelos buron pikërisht në klubin e Real Madrid, ku që të dy bashkë fituan gjithçka së bashku, shkruan lajmi.net.

Marcelo është njëri nga lojtarët që ka dhënë më së shumti asistime për portugezin (25) dhe së fundmi i ka thënë atij në një postim: “Më mungon”.

Ronaldo ishte lojtari i parë që kishte komentuar në një fotografi të postuar nga braziliani dhe ky i fundit kishte treguar se është duke i munguar atij./Lajmi.net/

Image