Maqedonci takohet me Erdoganin në Turqi: Marrëdhëniet tona në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Turqisë, ku kanë diplomuar edhe pesë kadetë nga Kosova. Ai ka thënë se aty ka takuar Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar…

Lajme

31/08/2026 09:53

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Turqisë, ku kanë diplomuar edhe pesë kadetë nga Kosova.

Ai ka thënë se aty ka takuar Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, të cilëve ka thënë se ua ka përcjellur urimet e tij me rastin e Ditës së Fitores.

“Një moment i veçantë ishte diplomimi i pesë kadetëve tanë nga Kosova. I përgëzova për përkushtimin, disiplinën dhe suksesin e arritur gjatë studimeve, duke u uruar një karrierë të suksesshme në shërbim të vendit. Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme dhe bashkëpunimi ynë në edukimin dhe përgatitjen e kuadrove të reja ushtarake është një nga shembujt konkretë të këtij bashkëpunimi”, ka shkruar Maqedonci në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: