MAP fillon përgatitjet për zbatimin e Kontratës së Reformës Sektoriale nga e cila Kosova do të përfitoj 25 milionë euro

Ministria e Administratës Publike, për mbështetje të zbatimit të Reformës së Administratës Publike, sot ka filluar trajnimin katër ditor për institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e Kontratës së Reformës Sektoriale, e cila është nënshkruar vitin e kaluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Lajme

15/02/2018 13:53

Kontrata e Reformës Sektoriale e Administratës Publike të Kosovës, e cila për herë të parë po realizohet në Kosovë, përqendrohet në strategjitë relevante ekzistuese si Strategjia për Modernizimin e Administratës Publike (SMAP), Strategjia për Rregullim më të Mirë dhe Strategjia për Përmirësimin e Planifikimit dhe Koordinimit të Politikave si dhe Agjenda Evropiane e Reformave (ERA).

Ministri i Administratës Publike z. Mahir Yagcilar, deklaroj se hyrja ne fuqi e Kontratës së Reformës Sektoriale avancon marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, dhe është tregues se Komisioni Evropian konsideron se ka pjekuri institucionale dhe kapacitete profesionale për ti ofruar mbështetje të drejtpërdrejt buxhetore Kosovës nëse Qeveria arrit të zbatoj synimet e akorduara me kontratë. Më tutje Ministri Yagcilar deklaroj se “Kosova do të përfitoj 25 milion Euro nga Komisioni Evropian nëse kemi zbatim të suksesshëm të Kontratës së Reformës Sektoriale. Zbatimi i suksesshëm i Kontratës nënkupton modernizim të administratës publike dhe përmirësim të shërbimeve publike për qytetarët, përftime financiare për Kosovën dhe përafrim të vendit me Bashkimin Evropian, prandaj zbatimi i Kontratës së Reformës Sektoriale është prioritet kryesor për MAP dhe Qeverinë e Kosovës”

Ministri Yagcilar tha se “Kontrata e Reformës Sektoriale ka tetë indikator kryesor të cilët adresojnë sfidat kyçe në sektorin e administratës publike, siç është miratimi i Ligjit për Organizimin e Administratës Publike, Ligjit për Shërbimin Civil dhe Ligjit për Pagat. Kontrata e Reformës Sektoriale, dallon nga mbështetja e kaluar nga Komisioni Evropian për dy arsye kryesore: fillimisht, kontrata fokusohet në politikat kombëtare dhe financon reforma të cilat janë identifikuar dhe hartuar nga vetë Qeveria e Kosovës dhe rrjedhimisht kemi pronësi të plotë të procesit që reflekton nevojat e identifikuar nga vetë ne, dhe e dyta përkrahje buxhetore kushtëzohet me zbatimin e objektivave të sektorit. Prandaj, ky trajnim sot është shumë i rëndësishëm që institucionet të jenë të përgatitur për mënyrën e si të koordinohet zbatimit dhe të raportohet tek Bashkimi Evropian për realizimin e kontratës”.

Në kuadër të Kontratës së Reformës Sektoriale, janë tetë indikator kryesore për vitin 2019, që Qeveria duhet t’i plotësoj. /Lajmi.net/