Learta Hollaj nga zyra e Presidentes ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ofruar mbështetje për Vjosa Osmanin.
“Demant. Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës.
Kjo është gënjeshtër”, shkroi ajo.
Në reagim, zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka theksuar se Hollaj mund të vizitojë zyrat e LVV-së, ku sipas tij do të gjejë 33 nënshkrime për kandidaturën e Osmanit, raporton lajmi.net
Ai ka shtuar se ky numër është tre më shumë se sa ka kandidati i VV-së, Glauk Konjufca.
“Nëse shefja e zyres së Presidentes ka dyshime se nuk i kemi premtuar Presidentes 30 nënshkrime, e ftoj të vijë sonte në zyrat e Lëvizjes. Aty do të gjejë 3 nënshkrime më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra gjithsej 33,” ka deklaruar Manxhuka./Lajmi.net/