Mane tregon arsyen pse mungoi në ceremoninë e Topit të Artë

Sadio Mane ka dhënë një mesazh pas përfundimit të ceremonisë së Topit të Artë.

Sport

02/12/2019 23:43

Në Paris të Francës, Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë në botë, për vitin 2019, duke lënë prapa Virgil van Dijk, Cristiano Ronaldo e Sadio Mane.

Mane dhe Ronaldo munguan në ceremoninë e Topit të Artë. Senegalezi ka gjetur kohë të shpjegoj situatën.

“Orari im nuk më lejoi që të jem me ju sonte, pasi kam një ndeshje të mërkurën, por urime për fituesin, shihemi vitin tjetër” ka thënë Mane në një video-mesazh, transmeton lajmi.net.

“Me shpresën për ta fituar. Inshallah” ka thënë tutje senegalezi.

Sigurisht, këto fjalë janë vetëm arsye boshe, pasi shokët e tij të skuadrës si Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk e Alisson Becker të gjithë ishin prezent, përkundër faktit se kanë ndeshjen e njëjtë të mërkurën. /Lajmi.net/